Google ADS

Rezarta Shkurta për Nexhmije Hoxhën: Pata fatin të njoh një zonjë “Histori”

01:22 | 27 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija, është ndarë nga jeta sot në moshën 99-vjeçare.

Rezarta Shkurta ka reaguar lidhur me vdekjen e gjyshes së bashkëshortit të saj, Ermalit, nipi i diktatorit Enver Hoxha duke u shprehur se ajo kishte bërë “histori”. Këngëtarja ka postuar një video të Nexhmijes dhe Herës në ‘Instagram’ duke e shoqëruar me një shkrim shumë prekës.
Rezarta përmend se kohët e fundit, e veja e diktatorit dëshironte të publikonte librin e saj më të ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, dhe më pas ishte shprehur se mund të vdiste.

Postimi i plote:

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”
Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.
Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!
Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.
Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.
Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.
U prefsh ne paqe Nena Mija

https://www.instagram.com/p/B9CUa8oJXWL/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme