Google ADS

Foshnja e posalindur bëhet hit në internet, shikon ‘rreptë’ doktorin

20:59 | 26 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Foshnjat zakonisht vijnë në jetë duke bërtitur, por kjo vajzë ka ardhur shumë e qetë.

Isabela Pereira de Jesus, që erdhi në jetë një nënë braziliane, është kthyer në hit në internet, pasi disa sekonda pas lindjes me anë të prerjes cezariane, ka hedhur një shikim të rreptë te doktori, transmeton portal arbresh.info

Fotografia është bërë në një spital në Rio de Janeiro, Brazil, nga Rodrigo Kunstmann i cili thotë se lindja e fëmijëve është një moment unik që meriton të kapet.

Prindërit e Isabelës nuk kishin planifikuar të kishin fëmijë dhe zbuluan shtatëzëninë pas pesë javësh.

Sidoqoftë, menjëherë pas kësaj nëna zbuloi se ajo kishte një hematoma subkorionike, e cila është një akumulim gjaku midis placentës dhe mitrës, dhe rrezikonte të humbte fëmijën e saj.

Për fat të mirë, shtatzënia e saj ka kaluar e qetë dhe vajza ka ardh në jetë pa asnjë lloj problem.

Për mediat braziliane nëna e vajzës tha se ‘ajo kishte lindur një fëmijë të guximshëm’.

Kur Rodrigo vendosi që të ndaj imazhin e foshnjës në Facebook, ajo morri më shumë se 4 mijë pëlqime dhe qindra komente nga e gjithë bota.

Fotografi ka theksuars e vajza kishte ardhë në jetë shumë e qetë, madje as nuk kishte qarë, vetëm se kishte hedhur një shikim të rreptë karshi doktoreshës, por sapo nëna e saj e morri në krah dhe e përqafoi, ajo ka filluar të qajë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme