Google ADS

A e ka urdhëruar Ali Ahmeti vrasjen e Thaçit në vitin 2001? Përgjigjet vetë ai

20:17 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Tre javë më parë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi kishte akuzuar Ali Ahmetin se e ka shpallur tradhtar dhe ka urdhëruar vrasjen e tij pas konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Në një intervistë për Express, Ahmeti është përgjigjur për këtë akuzë të Thaçit, duke thënë se po të kishte dashur UÇK-ja të bëj një gjë të tillë nuk do të kishte qenë problem për ta ekzekutuar ide dhe qëllime të tilla.

“Kjo është e pavërtetë, nuk është mirë të bëhen deklarata të tilla. Nëse do kishim bërë plan për të vrarë dikë, ushtria çlirimtare edhe do e kishte bërë sepse kanë qenë mbi 10 mijë forca të armatosura, por ska pasur asnjë projekt të tillë. Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me zotëri Xhaferin, që së bashku ta ndryshojmë situatën”, përfundon Ahmeti.

Kujtojmë që pas luftës, ka pasur një rivalitet të madh në mes BDI-së dhe PDSH-së ku nuk kanë munguar edhe tensionimet e situatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme