Ndonëse Prokuroria nisi hetimet për rritjen e çmimit abuziv të maskave dhe dezinfektantëve për mbrojtjen nga koronavirusi, në farmacitë e të gjithë vendit këto produkte vijojnë të jenë ende në mungesë.
Nga një vëzhgim i Ora News rezulton se farmacitë janë bosh.
Farmacistët akuzojnë depot farmaceutike se çmimet e larta të këtyre produkteve janë përcaktuar nga depot farmaceutike. Skandali i çmimeve të larta të produkteve për mbrojtjen nga Koronavirusi vijon edhe këtë të mërkurë, një ditë pas nisjes së hetimeve për këtë rast. Në disa farmaci në kryeqytet mungojnë maskat, ndërsa ato që kanë i kanë me çmime të larta.
“Nuk kemi maska, as dje nuk kemi pasur asnjë lloj. Vetëm një karbon kishte qëparë”, u shpreh një farmaciste.
Maskat dhe dezinfektantët mungojnë edhe në Sarandë. Por ndryshe nga kryeqyteti, farmacistët nuk patën mundësi të rrisnin cmimet këtyre produkteve pasi rezervat u mbaruam menjëherë.
“Në farmacinë time mbaruan një javë më parë. Kam çdo ditë që kërkoi por depot nuk kanë asnjë lloj preparati të tillë”, u shpreh një farmaciste në Sarandë.
Në disa farmaci këto produkte mungojën vetëm në orët e paradites, ndërsa të tjerat prej ditësh kanë këtë mungesë.
“Jo nuk kemi dezinfektantë. Kemi vetëm alkoole. Janë e njëjta gjë. Alkoli i vogël kushton 100 lekë”, thotë një farmaciste në Tiranë. Sipas farmacitëve cmimet e larta për dezinfektantët dhe maskat përcaktohen nga depot farmaceutike.
“Vijnë nga depot. Nuk na japin informacion. Njëherë na thanë që do vijnë dhe tani na thanë që janë bllokuar në port”, tregon një tjetër farmaciste. Edhe këtë të mërkurë thuajse boshë farmaciët ishin në të gjithë vendin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...