Deri të premten, kryeministri Albin Kurti, duhet të vendos në lidhje me taksën.
“Ky është obligimi që ka marrë, dhe ultimatumi i është dhënë së fundi nga zyrtarët amerikan gjatë kësaj jave në një organizim shumë të rëndësishëm, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë tjerë të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi për arbresh.info një burim ndërkombëtar nga Uashingtoni.
Sipas këtij burimi, qeveria e re e kupton nevojën urgjente të reflektimit krahas taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
“Dhje kjo çështje duhet të mbyllet më së largu të premten, në të kundërtën mandati qeverisës i zotit Kurti do të jetë më i shkurtë se i qeverisjes paraprake”, shtoi më tutje ky burim.
Kryeministri Kurti ka pranuar se do të heqë taksën në këmbim të reciprocitetit, por kjo e fundit sipas ekspertëve nuk do të jetë e mundshme.
Një “këmbim” të tillë nuk e ka pranuar as përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.
Gjatë një konference të sotme për medie, Kurtit ju kërkua nga gazetarët të bëjë thirrje për të bojkotuar produktet serbe.
Një kalim tek pyetja tjetër ishte reagimi i vetëm i Kurtit në lidhje me bojkotimin e produkteve serbe.
Opozita akutale, që dikur vendosi taksën, vazhdon të bëjë thirrje për mos heqje të taksës përmes tryezave. Pavarësisht paralajmërimeve ata ende nuk po arrijnë të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar “pasoja”, siç thonë ata, të heqjes së taksës./arbresh.info/
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...