Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar ndaj deklaratave se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti po prish marrëdhëniet me NATO-n, BE dhe SHBA.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se janë të vendosur që qeveria Kurti të avancoj drejt realizimit të plotë të aspiratave integruese, shkruan arbresh.info.
Abazi madje ka shkruar se kur një qytetar i thejshtë shkel ligjin por jo edhe kur presidenti shkel kushtetutën.
“Partneriteti i Kosovës me NATO-n, BE dhe SHBA, si dhe rreshtimi ynë kombëtar i padiskutueshëm me perëndimin, kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje- qeveria Kurti do të avancoj drejt realizimit të plotë te aspiratave integruese. Ne jemi të vendosur që Kosova të respektoj çdo detyrim e marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit dhe përkushtimit të partneritetit.
Por, çka po vihet në pikëpyetje seriozisht është lojaliteti i presidentit të vendit ndaj interesave kombëtare e shtetërore dhe ndaj kushtetutës mbi të cilën bazohet edhe vetë autoriteti i pozitës së tij.
Problemi pra nuk është i politikës së jashtme, por i politikës së brendshme bazuar në mendësinë e vjeter( para 6 tetorit 2019)-Refuzimi për koordinim dhe respektim të vullnetit qytetar.
Kur një qytetar i Kosovës shkel ligjin, ndaj tij merren masa. Çka ndodh kur presidenti shkel themelin e ligjeve, pra kushtetutën, dhe jo vetëm njëherë? Shteti, interesi qytetar dhe funksionaliteti bazuar në kushtetutë nuk mund të mbahet peng nga një njeri”, ka shkruar ai./arbresh.info/
EKSKLUZIVE/KFOR-i e “rehaton” Albin Kurtin: Pa lejen tonë FSK-ja nuk shkon në veri
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”