Në shumë qytete dhe zona në Lombardi dhe Veneto ku koronavirusi është shfaqur intensivisht janë pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe sociale si dhe janë ndërprerë me detyrim për 1 javë aktivitetet e bizneseve dhe mësimi në shkolla
Rritet në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Itali.
Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se një person i moshës 70 vjeçare ka humbur jetën në rajonin Emilia-Romagna, zonë kjo në veri të vendit në të cilën janë vërejtur intensivisht rastet e koronavirusit.
Bashkë me këtë vdekje në vend është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Ndër të tjera në lajm thuhet se nga virusi janë prekur 374 persona, dhe që për herë të parë vurusi është vërejtur tek dy fëmijë 10 vjeç dhe 4 fëmijë të moshës 4-15 vjeç.
Në anën tjetër njoftohet se ekipe përgjegjës për çështjet shëndetësore të xhandarmërisë italiane janë dërguar në spitalet në rajonet Codogno, Casalpusterlengo dhe Lodi në rajonin e Lombardisë ku është përhapur me shpejtësi koronavirusi dhe se ekipet kanë kryer analiza lidhur me koronavirusin.
Në shumë qytete dhe zona në Lombardi dhe Veneto në veri të Italisë ku koronavirusi është shfaqur intensivisht janë pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe sociale si dhe janë ndërprerë me detyrim për 1 javë aktivitetet e bizneseve dhe mësimi në shkolla.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin e ministrave të zhvilluar ditën e shtunë më 22 shkurt kishte njoftuar vendosjen në karantinë dhe kufizimin e hyrjeve dhe daljeve në rajonin ku koronavirusi është përhapur me shpejtësi./AA
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...