Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar se ata kanë regjistruar një apel nga Manchester City, me kampionët e Ligës Premier që duan të rrëzojnë vendimin për ndalimin prej dy sezoneve në Ligën e Kampionëve.
UEFA e gjeti klubin fajtor për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiarit, duke i dorëzuar Cityt një gjobë prej 30 milionë eurosh dhe një pezullim dy-vjeçar evropian.
City reagoi shpejt për të pohuar pafajësinë e tyre dhe u zotua të provojë se UEFA ka gabuar, me një apel të bërë tashmë në CAS.
“Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka regjistruar një ankesë të paraqitur nga klubi i futbollit Manchester City kundër Unionit të Shoqatave të Futbollit Evropian (UEFA)”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Ankesa është drejtuar kundër vendimit të Dhomës Hetuese të Organit të Kontrollit Financiar të UEFA-s të datës 14 shkurt 2020 në të cilin Manchester City u vlerësua se kishte kundërshtuar rregullat e licencimit të klubit dhe rregullat financiare të Fair Play-it dhe u sanksionua me përjashtim nga dy sezone të garave të UEFA-së për të cilat klubi do të kualifikohej dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”.
Manchester City’s appeal against their two-year European ban has been officially registered by the Court of Arbitration for Sport, CAS announced on Wednesday.
Read more: https://t.co/3a4sSGGMNi— Daily Trust (@daily_trust) February 26, 2020
“Në përgjithësi, procedurat e arbitrazhit të apelimit të CAS-it përfshijnë një shkëmbim të paraqitjeve me shkrim midis palëve ndërsa është thirrur një Panel i gjyqtarëve të CAS-it. Pasi Paneli është formuar zyrtarisht, ai lëshon udhëzime procedurale, duke përfshirë, ndër të tjera, në lidhje me mbajtjen e një seancë dëgjimore. Pas seancës dëgjimore, Paneli diskuton dhe më pas nxjerr vendimin”.
“Nuk është e mundur të tregohet në këtë kohë kur do të lëshohet një vendim përfundimtar në këtë çështje”, mbyllet njoftimi i CAS-it. /Telegrafi/
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...