Shefi i stafit të presidentit të Kosovës, dhe ish-ministri për integrime evropiane, Bekim Çollaku ka reaguar lidhur me mundësinë e caktimit të të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas raportimeve do të jetë nga Sllovakia – shtet ky i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Çollaku përmes një postimi në Twitter ka thënë se roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizim varet nga kredibiliteti që BE-ja e ka në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ai ka vlerësuar se mos liberalizimi i vizave për Kosovën, përkundër përmbushjes së kushteve bashkë me caktimin e të dërguarit special nga një shtet jo njohës janë formulë për dështim.
“Roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizim varet nga kredibiliteti që e ka në Kosovë. Mos-liberalizimi i vizave përkundër përmbushjes së kushteve të padrejta dhe asimetrike, bashkë me caktimin e një të dërguari që vjen nga një shtet jo-njohës, janë përbërësit kryesorë të recetës për dështim”, ka shkruar Çollaku.
Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar caktimi i Miroslav Lajcak si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Pas caktimit të Josep Borrell shef të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, caktimi i Lajcak për t’u marrë me dialogun me Serbinë, tashmë bën që dy figurat kryesore në këtë institucion për procesin e dialogut të jenë nga vende që nuk njohin Kosovën.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...