Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpjet Kosovën.
Rama tha prerë se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet.
“Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenarë të NATO dhe aleatë krenarë i BE dhe SHBA. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet.
Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama.
Sergey Lavrov ndër të tjera tha se pjesë e diskutimeve të tyre në Moskë ishte edhe çështja e Kosovës.
Lavrov deklaroi se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi, transmeton TCH.
”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Çështja e Kosovës të zgjidhet dhe do zgjidhet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e Komisionit për tregti dhe ekonomi”, tha Lavrov.
Po kështu, gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh: “OSBE-ja mund të bëjë më shumë për të përputhur hapësirat e integrimit në pakicat etnike, për të luftuar kundër islamofobisë; në përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore të pajtojmë ndarjet politike dhe t’u japim fund përpjekjeve për të nxitur neonazizmin në Evropë, është në interesin tonë të përbashkët që të ketë një qëndrim të tillë.”
Po kështu, Lavrov tha: “Do vazhdojmë të zhvillojmë lidhjet humanitare, edhe studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Rusi; jemi të interesuar të rrisim kuotën për studimin e tyre falas.”
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2