Pas dështimit për blerjen e Newcastle, princi i Arabisë Saudite kthen interesimin për Unitedin

12:27 | 26 Shkurt 2020
A. B.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman thuhet se dëshiron ta blejë klubin e madh anglez, Manchester United.

Fondi i Investimeve Publike (PIF) kohëve të fundit u r aportua se janë të interesuar për blerjen e Newcastle Unitedit.

Ky fond i cili udhëhiqet nga princi i Arabisë Saudite u tha se ofroi 345 milionë funte për blerjen e klubit anglez, por kjo dështoi të materializohet.

Sipas Sheilds Gazzette, Mohammed bin Salam ka kthyer vëmendjen tashmë te Manchester Unitedi.

Pas dështimit të blerjes së Newcastle, PIF dëshiron të tregojë se janë të aftë të bëjnë blerje të mëdha dhe duan ta blejnë “xhevahirin e Ligës Premier”.

Djajtë e Kuq vlerësohen rreth 3 miliard euro. /Telegrafi/

Të ngjashme