Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin e Malit te Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Ambasadori Dinosha uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e Malit të Zi që të vazhdojë bashkëpunimi në mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, njëherësh falënderoi MAShTI-n për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme për arsimimin dhe edukimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy vendeve, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë në të ardhmen sipas trendëve të zhvillimit të arsimit në të dy vendet dhe mundësive që do të kemi.
Ministrja Bajrami, gjithashtu tha se, ashtu si edhe viteve të kaluara, do të kujdesemi që të sigurojmë kuotat për studentët shqiptarë të Malit të Zi, të cilët shprehin dëshirën që të studiojnë në Kosovë, gjë që do të bëhet duke u bazuar edhe në kriteret që do të përcaktohen paraprakisht. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...