Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Ismet Beqiri, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë.
Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Beqiri për punën dhe programin që do të realizojë ministria për këtë vit si dhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arrirë gjatë këtij mandati qeverisës.
Dumoshi e Beqiri diskutuan për bashkërendimin dhe ndarjen e përgjegjësive që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së ministrisë.
Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin se përkundër sfidave që ka MKRS-ja në avancimin e fushave që mbulon, bashkërisht me një koordinim efikas do të përmbushen të gjitha objektivat, u shpreh mes tjerash ministrja Dumoshi. /arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...