Ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ishte sulmuar me vezë nga disa persona para qeverisë së Kosovës.
Lidhur me këtë rast policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar për këtë gjest të pahijshëm ndaj Hotit, mirëpo të dyshuarit janë liruar pas intervistimit, shkruan portali arbresh.info
E këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Lidhur me rastin e sulmit policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Të njejtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se , për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, ka pasur reagime të shumta.
Përveç zyrtarëve të partive politike në Kosovë, për sulmin ndaj Hotit ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. / arbresh.info/
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari