Plagosje me thikë në një lokal të Vlorës, po debatonin për çështje pronash

11:23 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një sherr banal në një lokal në rrugën Transballkanike në Vlorë ka përfunduar me plagosje me thikë.

Dyshohet se dy persona të moshuar kanë qenë duke konsumuar alkool dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin për probleme pronash. Në pijë e sipër është qëlluar me thikë një 77-vjeçar nga bashkëmoshatari i tij, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime për Top Channel bëjnë më dijeni se autori ende nuk ka rënë në prangat e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme