Në kuadër të presidencës shqiptare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit Edi Ramës dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Rama është ulur ballë për ballë me Lavrovin, ku shoqërohet në këtë takim edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Arben Gazioni.
Parashikohet që takimi të zgjasë rreth 45 minuta.
“Ne jetojmë në kohë me turbulenca, dhe sa i përket sigurisë, ajo është e brishtë në këtë rajon dhe njerëzit janë duke vuajtur dhe detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut. Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocime, shpresoj që do të kontribuoj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje. Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës”, tha Rama.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi pas shumë vitesh. /TCH/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...