Dhuna ndaj femrës nuk ka të ndalur – arrestohet gjakovari

10:29 | 26 Shkurt 2020
Arbresh Info

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë nuk kanë për të ndalur.

Së fundi, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mashkull në Gjakovë i cili në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, , përcjellë arbresh.info.

Nga ana tjetër policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme