Google ADS

Sheqerinska: Çdoherë kur ka ambicie së bashku me vullnetin politik, pason suksesi

10:14 | 26 Shkurt 2020
A. B.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në intervistë për “BIRN” tha se vendet e vogla si ne duhet të jenë ambicioz që të arrijnë qëllimet e tyre.

“Nëse analizojmë 20 vitet e fundit, do të thesha se çdoherë kur jemi ambicioz dhe kur mbështesim ambicien tonë me vullnet politikë, vjen suksesi”, tha Sheqerinska.

Ajo kujton vitin 2005 kur Këshilli Evropian i dha statusin e vendit kandidat për anëtarësi, Sheqerinska tha se ajo ishte rezultat i ambicieve.

“Ia arritëm. Por kur nuk ka vullnet politikë, por pas fitores së Gruevskit në vitin 2006, pasojë ndalesa”, tha Sheqerinska.

Sheqeinska tha se me NATON-n treguam se jemi të rëndësishëm me të njëjtat rregulla./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme