Arrestohet prishtinasi që sulmoi fizikisht vajzën e tij të mitur

10:11 | 26 Shkurt 2020
Arbresh Info

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se sulmoi fizikisht vajzën e tij të mitur, raporton arbresh.info.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 09:30 në Prishtinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme