Virusi i ri Corona, me emrin SARS-CoV-2 është një sfidë globale që kërkon nga çdo person përgjegjshmëri: Çdo qytetar, por edhe sipërmarrjet, institucionet, organizatat mund të marrin masa, për t’u mbrojtur nga virusi dhe të përgatiten në rast të një pandemie.
Në një rast të tillë masat përqendrohen tek ulja sa të jetë e mundur e numrit të infektuarve. Familjet duhet të jenë të gatshme për të pasur të gjithë artikujt e nevojshëm. Synimi: të mënjanohen kufizime të mëdha apo trazirat në shoqëri.
Çfarë mund të bëj gjithkush konkretisht? Çfarë të mbron nga një infeksion?
– Mbani distancë nga personat e sëmurë (1 deri në 2 metra)
– Lani rregullisht e me kujdes duart. Të paktën 20 sekonda me sapun, lani mes gishtërinjve, deri në lart në kyçin e dorës e rrotull gishtit të madh.
– Mos prekni me gishtërinj fytyrën apo sytë, veçanërisht mos prekni me gishtërinj mukozën e gojës apo hundës.
– Mënjanoni tokjen e duarve dhe përqafimet.
– Mos u kollitni në duar, por mënjanë në parakrah.
– Në rast nevoje përdorni dorashka. Lajini ose ndërrojini këto përditë.
-Mënjanoni vendet me shumë njerëz dhe aktivitete si koncerte apo grumbullime të tjera. Vendosni prioritete.
– Zhvilloni refleksin e mbrojtjes: Për shembull shtypni butonat e ashensorit jo me gisht por me bërryl ose krah.
– Hidhini shpejt facoletat e përdorura.
Virusi Korona përhapet përmes teshtimës. Shtrirjen e ka në grykë. Nga aty infeksioni përhapet më tej deri në mushkëri e mund të dalë sërish jashtë trupit përmes teshtimës, kollitjes duke u përhapur sërish në sipërfaqe të ndryshme e aty të infektojë persona të tjerë.
Si të përgatitem në rast të një pandemie?
Në rast të një vale përhapjeje mund të ketë me shumë gjasa kufizime apo probleme furnizimi. Kujdesuni që të keni rezerva, që në rast nevoje të mund të ushqeheni disa javë nëse duhet të mbylleni në shtëpi.
– Mbani ilaçe me recete gati për një muaj (në raste nevoje).
– Mbani rezerva me ushqime me afat të gjatë skadimi.
– Mendoni si mund të mbroni të afërmit e miqtë. Sidomos të moshuarit e personat e sëmurë me sistem imunitar të dobët kanë nevojë për ndihmën tuaj.
– Merrni masa, të dini si të veproni kur duhet të kujdeseni për anëtarë të sëmurë të familje.
– Punëdhënësit mund të ofrojnë mundësinë e punës nga shtëpia. Punonjësit e sëmurë duhet të largohen nga punonjësit e tjerë e të dërgohen në shtëpi. Në zyra duhet të bëhet më shpesh ajrosja. Edhe tastaturat e ambienti i punës duhet dezinfektuar rregullisht. Udhëtimet për shkaqe pune duhet të planifikohen me kujdes, kush sëmuret në udhëtim duhet të lajmërojë përgjegjësit.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...