Google ADS

Trembëdhjetë të vrarë ndërsa përplasen grupe hindu dhe myslimanë përplasen në Delhi

23:37 | 25 Shkurt 2020
Arbresh.info

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në Delhi, dhunë kjo vdekjeprurëse që kryeqyteti indian ka pasur në dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përleshjet shpërthyen për herë të parë të dielën, midis protestuesve në favor të një ligji të ri të diskutueshëm të shtetësisë indiane dhe atyre që janë shprehur kundër atij ligji.

Raportohet se dhuna kishte marrë përsipër motive fetare, ndërsa grupi hindu dhe myslimanë luftonin njëri-tjetrin.

Përplasjet mes tyre erdhën edhe si pasojë e vizitës së parë zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump në Indi.

Vendi ku edhe ndodhi përplasja ishte në lagjet me shumicë myslimane, konkretisht në veri-lindje të Delhi rreth 18 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ku Trump ka zhvilluar takime me drejtuesit indianë, diplomatët dhe biznesmenët.

Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë (CAA) – për të cilin kritikët thonë se është anti-mysliman, ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar, dhe disa prej tyre kanë shpërthyer edhe në dhunë.

Mirëpo raportohet se demonstratat në Delhi kanë qenë paqësore deri më tani.

I pyetur për dhunën gjatë një konference shtypi, Trump e shmang çështjen duke thënë se incidenti është në duart e tyre për t’u përballuar.

Sidoqoftë, ai tha se kishte ngritur çështjen e lirisë fetare në vend dhe ishte i impresionuar nga reagimet e qeverisë indiane.

Korrespodentja e BBC në Indi, Yogita Limaye kishte parë tym të dilte nga një treg i gomave që ishte kapluar nga flakët.

Në një incident tjetër të martën pasdite, një xhami u shkatërrua në zonën Shahadra të Delhisë në Indi.

Pamjet e shpërndara gjerësisht treguan burra që përpiqeshin të largonin gjysmëhënën nga maja e minares.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme