Google ADS

Heqja e kufizimit të vjetërsisë për veturat rriti aksidentet rrugore

11:47 | 16 Tetor 2015
Arbresh.info

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, në mars 2015 për heqjen e kufizimit të vjetërsisë për regjistrimin e veturave të importuara, është rritur numri i aksidenteve rrugore, e po ashtu ndotja e ambientit është më e madhe.

Kështu është thënë në raportin e publikuar nga Institutit GAP, sot përmes një konferencë me temë “Ekonomia e veturave në Kosovë – A janë të ndërlidhura vendimet e Qeverisë për importin e automjeteve, me aksidentet në komunikacion dhe ndotjen e ambientit?”.

Drejtori i divizionit të Policisë Rrugore të Kosovës, Sheremet Ahmeti, tha se gjendja e aksidenteve rrugore për këtë vit është shqetësuese dhe nëse nuk ndërmerret asgjë kjo gjendje vetëm se do të përkeqësohet.

Ai tha se në krahasim nga tetori i vitit të kaluar, ku ishin 4 vdekje nga aksidentet rrugore, vetëm për 15 ditë të tetorit që i kemi kaluar deri më tani, ky numër është dyfishuar me 8 të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme