Ish-ushtari i UÇK-së, i cili ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale, Faik Zogaj, ka folur nga Malisheva pse ka marrë një vendim të tillë.
Zogaj, në një lidhje direkte nga Malisheva për “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar arsyet pse ai nuk do t’i përgjigjet ftesës së Speciales.
Ai thotë se arsyeja pse është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar ka të bëjë me dëbimin e 100 serbëve nga fshati, përcjell Telegrafi.
“Arsyeja e parë pse nuk do t’i përgjigjem është politike. Arsyeja tjetër është se unë kam anëtarë të familjes së vrarë që gjykata kurrë nuk është marrë me ta. Në fshat kemi mbi 20 martirë që serbët i kanë gjuajtur për vrasje në Stacionin e Kijevës”.
Ish-ushtari i UÇK-së thotë se në akuzën për të thuhet se pasi i ka dëbuar 100 serbët nga fshati u ka djegur shtëpitë dhe se është i përfshirë në vrasjen e dy prej tyre.
“Serbët janë mësuar të bëjnë filma. Asnjë luftëtarë i imi nuk i ka sulmuar serbët në atë kohë. Serbët e kanë vrarë njeriun në stacion të policisë dhe e kanë dërguar në një vend tjetër me arsyen se gjoja e ka vrarë UÇK-ja”.
Zogaj thotë se koha për të cilën e akuzon Spacialja ai ka qenë në Tropojë për armë dhe sipas tij këtë mund ta dëshmojë edhe OVL e UÇK-së.
“Kam qindra bashkëluftëtarë dëshmitarë që kemi qenë bashkë në Tropojë. Këto janë montime nga Gjykata Speciale”, tha ndër të tjera Faik Zogaj./Telegrafi/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...