Në qytetin e Kaçanikut shpejt pritet të filloj ndërtimi stadiumit.
E veç pjesa e parë e tij ka kushtuar afër 800 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet gjithashtu se tenderi me titull “Ndërtimi i stadiumit në Kaçanik, faza e I”, i është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik “Linda; B- BARDHI SH.P.K.; ALB- DG SH.P.K.”.
Ky OP u shpall fitues nga gjithsej 8 sa kishin aplikuar e 7 prej të cilëve ishin shpallur fitues.
E vlera e përgjithshme e kontratës është 770.743,2, i cili është edhe çmimi më i ulët i ofruar. Ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 917.138,20 euro.
Ndërsa në një përshkrim të shkurt të lëndës jepen detaje për punët.
“Ndërtimi i stadiumit, blerjen furnizimin, transportin , punimin, montimin, lidhjet, sjejelljet e pozicioneve në gjendje plotësisht funksionale, garancionet si dhe kompletimi i çertifikatave dhe atesteve të prodhueseve etj”, thuhet aty.
Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj./arbresh.info
Dëmet e luftës në regjistrimin e popullsisë pa shumë vlerë d...
Policia kryen bastisje në Pallatin e Rinisë
Kurti dhe Murati thërrasin konferencë për media
Erion Veliaj iu uron suksese studentëve dhe pedagogeve në vi...
Gjendet i vdekur një burrë në vendin e tij të punës në Gjako...
Persona të panjohur hyjnë me forcë në një banesë në Prishtin...