Interi shpreson që Samir Handanovic të bëjë rikthimin e tij në përballje me Juventusin këtë të diel.
Portieri ka qenë jashtë fushave pasi ka thyer gishtin e vogël në dorën e majtë gjatë një ndeshje.
Ai u dëmtua më 2 shkurt dhe ka humbur tri ndeshjet e fundit në Serie A, plus ndeshjen në Kupën e Italisë dhe atë ndaj Ludogorets.
Sipas raporteve të fundit, Handanovic do të kthehet në këtë fundjavë në ndeshje me Juventusin.
Deri tani, Daniele Padelli ka ruajtur portën dhe do ta bëjë edhe në ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës.
Handanovic është portieri i parë dhe një nga lojtarët më me përvojë te Interi./Telegrafi/
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...