VMRO-ja opozitare po proteston për drejtësi para Gjykatës Supreme. Protesta nisi para Prokurorisë për të vazhduar më pas drejt Gjykatës Supreme.
Në skenën e vendosur për marshin për drejtësi interpretohen kryesisht këngë popullore maqedonase, ndërsa marshi drejtohet nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe zyrtarët e tjerë partiak. Në protestë u lëshuan edhe “bombat” kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, të cilat deputeti i VMRO-së Milloshoski i dorëzoi në Prokurori.
Mickoski në fjalën e tij tha se kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe të Zaevit. Mickoski tha ndër të tjera se materiale audio të dorëzuara thonë vetëm fjalën MAFIA, çdo fjalë është vetëm MAFIA. Sipas Mickoskit kjo qeveri në 3 vjet ka sjellë vetëm mafie. Mafia që drejton çdo prokuror dhe gjykatë. Mickoski foli edhe për “bombat” e radhës, ku sipas tij, dëgjohet vetëm vrasja e drejtësisë në këtë vend. Ai theksoi se pas 48 orësh që VMRO-ja ka deponuar përgjimet nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë gjykatës si Ruskoska apo Jovevski. Ai apeloi se nuk është e mundur një drejtësi e tillë, prandaj më 12 prill VMRO-ja do t’i tregojë vendin LSDM-së dhe Zoran Zaevit./alsat
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...