Zgjerimi i projekteve të investimeve nga KEDS sipas Planit të Zhvillimit të Rrjetit të Shpërndarjes, ka arritur edhe në rajonin e Dragashit.
KEDS ka ndërtuar një linjë të shpërndarjes nëntokësore 35 kV (kilovoltëshe) për nevojat energjetike të banorëve të Dragashit. Linja 35 kV-she shtrihet nga fshati Zhur deri në qytetin e Dragashit, me një gjatësi 19.6 km, ku janë instaluar 59 km kabllo të tensionit të mesëm dhe është implementuar kanali 18.7 km.
“Me përfundimin e këtij projekti, rrjeti i tensionit të mesëm në komunën e Dragashit tani është përmirësuar dhe banorët e kësaj zone tani do të kenë energji më cilësore. Për më tepër, Dragashi si një rajon është me interes të lartë për zhvillimin e nënstacioneve të reja me burime të ripërtëritshme të energjisë, që duhet të mbështetet vazhdimisht nga KEDS për lidhjen e tyre me rrjetin.Komuna e Dragashit ka pasur probleme të mëdha me linjën paraprake 35kV-she. Rruga e saj nëpër male ishte një pengesë për qasje të lehtë për ndërhyrje gjatë ndërprerjeve, të cilat patën ndikim në kohëzgjatjen e ndërprerjes. Me implementimin e këtij projekti tani ky problem është shmangur, dhe me ndërtimin e kësaj linje 35kV kjo komunë nuk do të ketë asnjë problem të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.
Me ndërtimin e linjës së re të shpërndarjes nëntokësore 35 kV-she, KEDS ka bërë një zgjidhje emergjente dhe të nevojshme për banorët e kësaj ane të Kosovës.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut