Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se ata që kanë ardhur nga Italia dhe kanë simptoma të coronavirusit duhet me telefon të kërkojnë mjekun.
“Njerëzit që kanë qenë në këtë rajon të Italisë veriore, nëse kanë simptome të mos shëtisin në spitale por të kontrollohen dhe të testohen në shtëpinë e tyre”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëtarët që kanë ardhur nga vendet e rrezikshme gjatë hyrjes në Maqedoni kanë marrë numra telefoni ku duhet të drejtohen nëse kanë dyshime për coronavirusin.
Filipçe njoftoi se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe janë të përgatitura të gjitha kapacitetet e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe tre repartet infektive në Shtip, Veles dhe Gostivar.
Ministri ju bëri apel qytetarëve të mos udhëtojnë në rajonet kritike.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja