Google ADS

Apolloni: Pallati i sporteve në Kaçanik po shkatërrohet ende pa përfunduar

16:03 | 25 Shkurt 2020
Arbresh.info

Regjisori i njohur kosovar, Ben Apolloni ka publikuar disa fotografi të pallatit të sporteve në Kaçanik.

Ai krahas tyre ka shkruar se ky pallat i nisur vite më parë ende nuk ka përfunduar, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar gjithashtu se ende pa përfunduar ndërtimi ka filluar të shkatërrohet.

“Rozafati i Kaçanikut

Pallati i sporteve, që ka filluar të ndërtohet para shumë vitesh në Kaçanik, e që përveç se e ka lënë K.F. “Lepencin” pa stadium, sepse ne vend të tij kanë nisë ta ndërtojnë këtë Pallat, e përveç se po zgjatë me vite ndërtimi i tij (ndoshta edhe dekadën do ta mbërrije procesi i ndërtimit të tij), ky pallat duket sikur e vuan mallkimin e Rozafatit: HALA PA U M’ARU, KA NISË M’U SHKATËRRU.

P.S. Ky projekt po thonë se është nën patronatin e MKRS”, thuhet në postim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme