Google ADS

“Lazio është kërcënim më i madh se Inter për Juventusin”

15:43 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ish-sulmuesi i Juventusi, Simone Pepe beson se Lazio do jetë me sfidues për titull ndaj “Zonjës së Vjetër” se Inter.

Tre skuadrat janë duke ‘luftuar’ për titullin e Seria A këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

36-vjeçari beson se Lazio ka formuar skuadër të mirë, andaj do bëjnë gjithçka për të arritur ta fitojnë titullin e kampionatit italian.

“Për mua, Lazio do i shkaktoj probleme më shumë Juventusit se Inter”.

“Para disa javëve, u vërejt mungesa e Correas te Lazio, por ia dolën të vazhdojnë fitoret. Lazio është skuadër e mirë që kuptohen mes veti”, theksoi ai.

Momentalisht lider në Seria A është Juventus me 60 pikë, një më shumë se Lazio ndërsa gjashtë më shumë se Inter, më këtë të fundit do përballet të dielën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme