Ka dy muaj që nxënësit e fshatit Koretin dhe Topanicë të komunës së Kamenicës nuk janë duke e vazhduar procesin mësimor.
Shkak për këtë është bërë reforma e re e arsimit që kryetari, Qëndron Kastrati ka filluar ta implementoj në fillim të vitit të ri shkollor 2019/2020.
Dërgimi i nxënësve nga shkolla e fshatrave në shkolla tjera nuk po pranohet nga prindërit.
E kjo si duket e ka revoltuar kryetarin Kastrati i cili ditë ma parë ka paditur 23 prind.
Afrim Dervishi nga Koretini i cili është mësues, njëherit edhe prind, ka treguar për arbresh.info, se Kastarati i ka paditur ata prindër të cilët po refuzojnë që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në shkollat e tjera.
Të cilën e konsideron të turpshme.
Sipas tij fëmijëve nuk ju sigurohet cilësi më e mirë në rast se ndërrojnë shkollën.
“Të paditen prindërit nga kryetari për shqetësimet që ata kanë për fëmijët e tyre, përderisa të gjitha nivelet e organizmit të sistemit arsimor ftohen për avancimin e bashkëpunimit me komunitetin e prindërve kjo është e turpshme. Unë nuk besoj se vendimi i kryetarit për bartjen fëmijëve, në këtë rast vajzën time, në shkollë tjetër i garanton nëse ajo ka me marrë më shumë dhe më mirë, nuk garanton assesi. Pra jam i gatshëm që mos me e pranu atë vendim pasi ajo nuk i sjellë asgjë më të mirë fëmiut”, tha Dervishi.
Ndonëse e kanë parasysh që fëmijët e tyre kanë humbur shumë orë, Dervishi thotë se është vështir të kompensohen orët e humbura.
“Ka shumë orë të humbura dhe është problem me u zëvendësua, sepse është zëvendësim dhe jo mbajtje e rregullt e orëve të mësimit edhe kur zëvendësohet qoftë edhe një ditë, nuk e ka peshën dhe ndikimin sikurse mësimi i rregullt. Kemi pasë edhe protesta, ku para shkollës është blloku rruga dhe ajo protestë është ndërpre për shkak se kryetari ka njoftuar se është në bisedime me Ministrinë e Arsimit, për ta gjete një kompromis në raport me idenë dhe vendimet që ka marrë”, tha Dervishi.
E çfarëdo vendimi tjetër për prindërit e nxënësve në Koretin nuk do të jetë i pranueshëm, thotë Dervishi.
“Vet ideja e kompromisit tregon që diçka do të ndryshojë, por se cili është niveli i ndryshimit, nuk e di. Nuk besoj që implementimi i atij vendimi sjell diçka më të mirë. Pavarësisht se çfarë vendimi marrin unë bashke me njerëzit e Koretinit , jemi të gatshëm mos me aprovu”, tha Dervishi
arbresh.info po ashtu ka kontaktuar edhe me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Kamenicës, Mirihane Morina e cila tha se janë në diskutim e sipër me Ministrinë e Arsimit.
“Jemi duke diskutuar, kemi takime me ministre. Ne e kemi llogaritë që ka me pasë rezistencë dhe mos pranime në fillim prej prindërve dhe sido që të jetë e kemi marrë vendimin. Edhe krejt ndryshimet që ka me i pasë procesi me përkrahjen e ministrisë që i ka kushtet e veta, tani nuk ka me pasë edhe kuptim kjo rezistenca e prindërve për shkak se ata deri më tani kanë pritë përgjigje nga ministria. Nuk po paragjykoj se mundet me mbështet ministria nuk e dimë ende. Jemi ende ne kontakt me MASHT-in”,
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, në një prononcim për arbresh.info tha se mendon se duhet një diskutim i thellë mes Ministrisë dhe Komunës që të përpiqen të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, pasi që humbja e mësimit për një kohë të gjatë i dëmton nxënësit.
Sipas Popovcit në disa fshatra të vogla nuk do të duhej që prindërit ta pengonin këtë lloj reforme.
“Mendoj se edhe Komuna edhe Ministria duhet të bashkëbisedojnë me qytetarë dhe ta shpjegojnë thelbin e riorganizimit të shkollave në komunën e Kamenicës dhe kuptohet gjatë këtyre bisedave të përpiqen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët me ta në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë. Me sa di unë në komunën e Kamenicës në disa shkolla të vogla ku vërtet nuk do të duhej të ishte e vështirë të bindeshin prindërit, por në kuadër të këtij riorganizimi kanë hy edhe disa shkolla më të mëdha ku duhet një dialog pak më intensiv me qytetarë në mënyrë që ata ta kuptojnë se pse po bëhet një riorganizim i tillë dhe t’i kthejnë sa më parë fëmijët në shkollë sepse vërtetë humbja e mësimit për një kohë të gjatë i dëmton ata”, tha Pupovci
Popovci mendon se diskutimet me komunitete gjithashtu janë të nevojshme dhe jo të hiqet dorë tërësisht nga kjo iniciativë.
“Them se nuk duhet të heq dorë Kastrati nga kjo iniciativë, por ndoshta duhet të bisedoj me komunitetin dhe të sheh se ku eventualisht kjo iniciativë mund të shtyhet për fillimin e vitit tjetër shkollor, e ku ka kushte që të implementohet menjëherë. Në ato vende ku nuk ka pajtime duhet komunikimi dhe dialog me të afërt që të gjendet një gjuhë e përbashkët”, tha Pupovci
Ka gjashtë javë ku në fshatrat Koretin edhe Topanicë nuk është duke u mbajtur mësimi, që se bashku kanë afro 600 nxënës.
Ndryshe, Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bjarami dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimorë në komunën e Kamenicës./E.Haxhiu/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...