Një hotel në Tenerife të Ishujve Kanarie të Spanjës është bllokuar, pasi një mjek italian testoi pozitiv për koronavirus.
Qindra mysafirëve në hotelin H10 Costa Adeje Palace u ishte thënë fillimisht të qëndrojnë nëpër dhomat e tyre gjersa të kryhen testet mjekësore, raportojnë mediat spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
Mjeku thuhet të jetë nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane janë duke u përballur me shpërthimin e virusit.
Rastet globale të virusit kanë kaluar 80 mijëshin, shumica prej tyre në Kinë.
LEXO EDHE: Analizë: Sa jemi afër një pandemie?
Irani, një prej bendeve më të prekura jashtë Kinës, njoftoi se zëvendësministri i shëndetësisë, Iraj Harirchi, kishte rezultuar pozitiv për virusin.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme – një situatë kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht midis njerëzve në shumë vende.
Përqindja e personave të infektuar që vdesin duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se shkalla e saktë e vdekshmërisë nuk dihet ende./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...