Përfaqësuesi i zyrës së avokatëve me qendër në Washington thotë se procesi gjyqësor filloi në emër të familjeve që mbijetuan nga torturat e tmerrshme në Libi
Avokati amerikan Kevin Carroll thotë se është ngritur një proces gjyqësor kundër udhëheqësit të forcave jolegjitime të Libisë, Khalifa Haftar, për krime lufte.
“Haftar do të ndëshkohet për krimet”, tha Carroll, i cili është një përfaqësues i zyrës së avokatëve me qendër në Washington, duke shtuar se procesi gjyqësor ishte iniciuar në emër të familjeve që i mbijetuan torturave të tmerrshme në Libi.
Duke vënë në dukje se Haftar ka nënshtetësi amerikane dhe se ai zotëron pasuri të mëdha atje, Carroll deklaroi se Haftar dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë do të përballen me gjyqësinë e SHBA-së.
“Një prej klientëve është një shtetas amerikan me origjinë libiane, i cili u përpoq të ruajë shtëpinë e tij gjatë krizës në Libi. Ai u plagos rëndë në bombardimet gjatë luftës civile, por edhe në atë gjendje ai u arrestua nga forcat e Haftarit dhe u torturua për ditë të tëra”, tha Carroll.
Carroll tha që kjo ishte në të vërtetë një shkelje e Konventës së Gjenevës dhe se Haftar, si ushtar, ishte përgjegjës për të gjitha krimet e kryera.
Avokati Carroll theksoi se Haftar nuk është kreu i shtetit dhe nuk ka imunitet, dhe shtoi se ai duhet të vijë në gjyq në Virxhinia për t’u përballur me krimet që i janë atribuar.
Duke përmendur se Haftar në SHBA zotëron 17 prona që janë regjistruar në emrin e tij, Carroll tha se ato prona të shtrenjta nuk mund të “dilnin jashtë shtetit” dhe se do t’u vijë radha edhe atyre nëse ai nuk do të ballafaqohej me akuza.
I pyetur nga gazetarët nëse këtë rast do të përzihej politika, Carroll tha se shumë media amerikane kishin shkruar për marrëdhëniet e Haftarit me presidentin rus Vladimir Putin, agjencinë e inteligjencës ruse GRU dhe mercenarët rus të grupit Wagner dhe nuk beson se ndonjë nga SHBA do të ndërhynte në rastin e Haftarit.
Deri më tani janë ngritur tri padi kundër Haftarit./AA
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...