Beyonce mori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar XO, në memorialin publik të yllit të NBA.
Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues, shkruan PageSix përcjell portali arbresh.info
Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa. Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyoncenuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.
Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.
Redaktorët në Associated Press dhe Getty Images i thanë The Post se organizatorët e veprimtarisë Staples Center të transmetuar drejtpërdrejtë i ndaluan që të bënin foto të këngëtares ose fëmijëve të Bryantit.
Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.
Beyonce në përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale. / arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?