Që nga sot, Grupit të anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal në Gjilan, iu bashkua edhe Mustafë Rexhepi. Po ashtu, ai iu bashkua edhe AAK-së në Gjilan.
Këtë e ka bërë të ditur kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.
“Tani, në Kuvendin Komunal në Gjilan, AAK-ja përfaqësohet me katër anëtarë, që e bënë aleancën forcë serioze politike në institucionin më të lartë në nivel lokal. Jemi të vendosur që bashkë me njerëzit që kanë dëshmuar pjekuri politike në qeverisje, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror, ta bëjmë aleancën bartëse të përgjegjësive kryesore në Gjilan”, ka shkruar ai.
“Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal nga radhët e Aleancës dhe struktura e partisë në Gjilan, puna dhe angazhimi i të cilëve na bënë të besojmë se jemi alternativë serioze dhe e vetme, që mund ta shndërrojë Gjilanin në qytet të matshëm me qytetet e shteteve më të zhvilluara”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari