Shtyhet seanca për rastin “Titanik”, mungoi Kiril Bozhinovski

13:10 | 25 Shkurt 2020
arbresh.info

Gjykimi për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore është shtyrë për më 5 mars për shkak të mungesës së të akuzuarit Kiril Bozhinovski.

Në seancën e sotme duhej të dëshmonin tre dëshmitarë.

Avokati i të Bozhinovskit e ka informuar gjykatën se ai së bashku me klientin e tij marrin pjesë në seancën për rastin “Talir 2”.

Rasti gjendet në procedurën e dhënies së dëshmive dhe udhëhiqet nga gjyqtari Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Lile Stefanova.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme