Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dhe ka përfunduar me plagosjen e një djali dhe arrestimin e autores. Një 24 vjecare, identiteti i se ciles nuk behet i ditur, por për të policia ka publikuar inicialet, ka plagosur me thikë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti.
Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Vajza ka rene ne pranga, ndersa penalisht eshte proceduar edhe i plagosuri, raportoi policia.
Burime paraprake për “Panorama”, bënë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Beslidhja” në Lezhë, në afërsi të shkollave, bëri me dije korespondenti i “Panorama”.
Njoftimi nga Policia e Lezhës:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.
Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...