Parlamenti i Britanisë së Madhe të hënën ndërmori hapa, me çka anëtarësimi në dy grupet terroriste të krahut të djathtë llogaritet i paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria britanike në një deklaratë theksoi se do të ndalojë veprimtarinë e Divizionit Sonnenkrieg (SKD), si dhe Rrjetin e Rezistencës së Sistemit, një emër tjetër i grupit tashmë të ndaluar të krahut të djathtë Aksionit Kombëtar.
“Si pjesë e urdhrit për ndjekje penale të SKD, shënimi për Partinë Karkeren Kurdistani (Partia Punëtore e Kurdistanit ose PKK) do të ndryshohet duke përfshirë dhe Teyre Azadiye Kurdistan (TAK) dhe Hezen Parastina Gel (HPG) si pseudonime”, thuhet më tej.
Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, theksoi se sulmet e fundit në Gjermani kanë nxjerrë në pah kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm.
“Ne jemi duke punuar për ta mbajtur popullin të sigurt duke rritur fondet për policinë e anti-terrorit dhe duke ashpërsuar ligjin për t’i mbajtur terroristët të mbyllur për më gjatë”, tha Patel.
“Duke i përshkruar këto grupe, ne po ua bëjmë më të vështirë atyre që të përhapin retorikën e tyre të urrejtjes”, tha ajo.
Vendimi pasoi një takim të Grupit të Rishikimit të Ndalimit, i cili mbledh së bashku përfaqësues nga policia dhe partnerë të tjerë për të vlerësuar rrezikun që paraqesin grupet që mund të konsiderohen për rishikim.
“Grupi i Ndalimit konsideron anëtarësimin në ndonjërin nga grupet të paligjshëm në Britani të Madhe. Kushdo që zbulohet të jetë anëtar ose që ka ofruar mbështetje për grupet tani mund të përballet deri në 10 vjet prapa hekurave”, thuhet në deklaratë.
“PKK prej kohësh është konsideruar për t’u përfshirë në terrorizëm, dhe këto urdhra do të parandalojnë individët që anashkalojnë përpjekjet që kundërshtojnë aktivitetin e saj”, shtohet më tej.
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...