Google ADS

48 aktakuza ndaj 68 personave në 24 orët e fundit – 11 persona në ndalesë  

10:49 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Prokuroria e Shtetit përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se ka ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave gjatë ditës së djeshme, përcjellë arbresh.info.

 “Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëvë të fundit janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.”, thuhet në njoftim.

 Nga ana tjetër është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e 11 personave për 48 orë, tre prej të cilëve iu caktua masa e paraburgimit

 “Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.”, bën të ditur prokurori i shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme