Ka shkuar në 52 numri i personave të konfirmuar si të lënduar, pasi një makinë përplasi një turmë që ishte mbledhur për karnavalin në perëndim të Gjermanisë.
Tetëmbëdhjetë nga të lënduarit ishin fëmijë. Në total 35 persona janë ende në spital, transmeton portali arbresh.info.
Një qytetar 29-vjeçar gjerman u arrestua me dyshimin për tentim vrasje në qytetin e Volkmarsen.
Policia thotë se motivi është i paqartë. Der Spiegel thotë se i dyshuari ishte i dehur në atë kohë, megjithëse kjo është e pakonfirmuar.
Shefi i policisë në Frankfurt Gerhard Bereswill tha se kishte pasur një arrestim të dytë në Volksmarsen, por nuk tha se si u lidh personi.
Personi i arrestuar ishte duke filmuar pas makinës në atë kohë, raportojnë mediat gjermane.
Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose E hëna rozë – një ditë karnaval festuar në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...