Banorët e Koretinit protestojnë kundër reformës në arsim

09:14 | 25 Shkurt 2020
Arbresh.info

Banorët e fshatrave të Kamenicës, nuk po e pranojnë me asnjë kusht mbylljen e shkollave, e këtë ata po e kundërshtojnë me çdo lloj forme.

E kësaj here ishin banorët e fshatit Koretin, ata që sot nga mëngjesi kanë protestuar kundër kësaj duke bllokuar rrugën Koretin-Kamenicë, shkruan arbresh.info

Përmes kësaj proteste ata po i bëjnë thirrje kryetarit Qëndron Kastrati, që të tërhiqet nga iniciativa për reformën në arsim meqë reforma parasheh mbylljen e shkollave në zonat rurale dhe transferimin e nxënësve në shkollat e qytetit

Reforma që ka nisur në arsimin e Kamenicës, pavarësisht kundërshtimeve,  nuk ka bërë që kryetari i kësaj komune t’i bie pishman. Ai madje ka paditur 23 prind të cilët nuk kanë lejuar fëmijët që të shkojnë në shkollë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/telekomuna1/videos/1441611299339477

Të ngjashme