Google ADS

Setien: Humbja ndaj Romës dhe Liverpool është në mendjen e lojtarëve

08:16 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka pranuar se trauma e Ligës së Kampionëve është ende në mendjen e lojtarëve.

Që dy sezone radhazi Barcelona ka humbur me përmbysje, transmeton portali arbresh.info.

Setien në një intervistë për Marca ka thënë se të gjithë lojtarët e kanë në mendje këto ndeshje.

“Realiteti është se ndeshjet kur kanë humbur, të gjithë i kanë në mendje. Mendoj se skuadra është mirë”.

“Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë do bëjmë këto përformanca për një kohë të gjatë”, deklaroi ai.

Sot (e marte) Barcelona është mysafirë i Napolit në “San Paolo”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme