Lampard fajtor që Zijeç përfundon në “Stemford Brixh”

08:03 | 25 Shkurt 2020
A. B.

Hakim Zijeç thotë se trajneri i Çellsit, Frank Lampard ishte arsyeja kryesore për t’u transferuar në ‘Stemford Brixh’. Marokeni do të transferohet te Çellsi këtë verë pasi firmosi një kontratë pesë-vjeçare në klub, duke mbetur me Ajaksin deri në fund të sezonit aktuale të Holandë.

Kur u pyet se si ndikoi Lampard në arritjen e marrëveshjes, Zijeç u përgjigj: ”Lampard kishte një rol të madh. Ne kemi pasur shumë kontakte gjatë dy javëve të fundit dhe ai më dha një ndjenjë të mirë dhe ky ishte çelësi i vendimit tim”.

26-vjeçari vuri në dukje edhe stilin e menaxherit anglez që e bindi të zgjedhte Londrën për të vazhduar karrierën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme