Google ADS

Zyrtare: Inter – Ludogorets do zhvillohet pa tifozë

22:05 | 24 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ndeshja e kthimit mes Inter dhe Ludogorets do të zhvillohet pa tifozë.

Për shkak të problemeve që po has Italia me Koronavirusin, ndeshja kthyese e 1/32 së Evropa Ligës do zhvillohet pa tifozë, transmeton portali arbresh.info.

Ky lajm është zyrtarizuar nga UEFA, të cilët kanë vendosur se ndeshja e “San Siros” të jetë vetëm mes dy skuadrave.

Kujtojmë se edhe ndeshja e djeshme mes Inter dhe Sampdorias është shtyrë për shkak të Koronavirusit.

Inter në ndeshjen e parë e ka mposhtur Ludogorets me rezultat 0 – 2./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme