Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një kumtese për media e akuzon BDI-në për përfaqësimin e shqiptarëve në administratë.
Sipas ASH-së, BDI bën presion ndaj administratorëve, duke shtuar se nëpunësit shtetëror janë veç vota.
“Fatkeqësisht gjendja ekonomike dhe nevoja për punë bën që kjo fuqi punëtore të keqpërdoret dhe të manipulohet, e të përdoret si mjet për sigurimin e votave. Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e proklamojnë zyrtarët e BDI-së; në nivel qendror më pak se 18 %, ndërsa nivel udhëheqësish më pak se 5%. Dhe aq më pak kjo përqindje nuk mund të quhet e vërtetë kur vetë ministri i administratës dhe shoqërisë informatike deklaroi se ekziston manipulim me përkatësinë etnike gjatë punësimeve, që nënkupton se për cilën do qoftë përqindje të flasim duhet t’i vëmë një pikëpyetje të madhe”, thonë nga ASH.
Ata ju bëjnë thirrje administratorëve që të mos e lejojnë keqpërdorimin e tyre për zgjedhjet kuvendare.
“Ne ju bëjmë thirrje administratorëve shqiptarë të cilët e kanë fituar betejën më veten e tyre, për mos të migruar si shumica e shokëve të tyre, që mos të lejojnë që BDI t’i keqpërdor si vegël apo makineri votuese për të qëndruar në pushtet, por të jenë të lirë në vendet e tyre të punës, dhe të votojnë pa iu nënshtruar asnjë presioni. Sepse të gjithë e dimë se ky pushtet i kërcënon të gjitha ata që iu kundërvihen”, thonë nga ASH.
Ata shtojnë se në çdo raport të Komisionit Evropian, përmendet vazhdimisht politizimi i administratës publike, dhe kjo sipas tyre, ndodh për shkak të presionit të BDI-së./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...