Aksident në Stantërg, lëndohen tre persona

20:16 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën  rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg.

Këtë për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë gjithashtu se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas Zahitit në aksident ishin përfshirë dy vetura.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën  rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme