Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”, Berat Hadri, ditë më parë ishte shkarkuar nga kjo pozitë.
E Inspektorati i Punës në këtë komunë ka marrë vendim për kthim të Hadrit në vendin e punës, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Ai ka shkruar gjithashtu se përmes këtij vendimi u vërtetua se vendimi i Bordit për shkarkim ishte tenzencioz dhe puro politik.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjakovës.
Siç jeni në dijeni janë bërë një muaj që kur Bordi i Drejtorëve të K.R.M. “Çabrati” Sh.A , sipas kërkesës së, z.Ardian Gjini, ka nxjerrë vendim për shkarkimin tim në mënyrë të kundërligjshme, duke shkelur ligjin dhe me këto veprime anti ligjore duke shkatërruar Ndërmarrjen.
Duke pasur parasysh rezultatet dhe përkushtimin tim në punë si dhe duke ditur arsyen e shkarkimit tim e kisha të pamundur që ndaj këtij vendimi të qëndroj indiferent dhe duarkryq.
Dëshiroj t’iu njoftoj që ditën e sotme kam pranuar Vendimin nr. 141/2020 të datës 20.02.2020 të Inspektoriatit të Punës i cili vërteton që Vendimi i Bordit për shkarkim të Kryeshefit Ekzekutiv ishte tenzencioz dhe puro politik dhe njëherit obligon punëdhënësin që të zbatoj vendimin për kthimin tim të menjëhershëm në punë gjithashtu nënkupton së secili veprim i ndërmarrë nga Bordi i Drejtorëve pas vendimit nr. 001/2020, siç është shpallja e konkursit përbën shkelje ligjore”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç