Sulmuesi i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka zbuluar dëshirën që ka për të luajtur me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Portugezi është duke luajtur me Cristiano Ronaldon në Kombëtaren e Portugalisë, por dëshiron që të luaj edhe me Messin, transmeton portali arbresh.info.
“Luaj me Cristianon në Kombëtare dhe nëse luaj me Messin, do të isha në gjendje të thosha se kam luajtur me dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit, do ishte kënaqësi”.
“Por është çështje e komplikuar, në City apo Barcelonë?”, deklaroi ai për Cadena Ser.
Ndërsa i pyetur për suksesin e madh të Liverpoolit, portugezi tha se tashmë “Reds” e kanë fituar kampionatin anglez.
“Janë duke pasur sezon mjaftë të mirë. Tashmë kanë fituar Premierë Ligën. Janë një ndër skuadrat me të mira në botë”.
“Mendoj se duhet të kishim luftuar më shumë, por distanca është shumë e madhe”, përfundoi Silva.
City të mërkurën mbrëma do përballet me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja