Ambasada Amerikane reagon pas sulmit ndaj Hotit: Kryesit dhe inkurajuesit e dëmtuan reputacionin e Kosovës

19:38 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është goditur me vezë pak metra larg ndërtesës së Qeverisë.

E këtë akt e ka dënuar Ambasada Amerikane në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Në reagim thuhet se në sistemin demokratik të Kosovës nuk ka vend për dhunë. Aty thuhet gjithashtu se kryesit dhe inkurajuesit e dëmtojnë reputacionin e Kosovës

“Nuk duhet të ketë vend në sistemin demokratik të Kosovës për dhunë, pavarësisht nëse arma e zgjedhjes është armë, gaz ose vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë atë duhet të marrin parasysh dëmin për reputacionin e Kosovës. Dhe “ata na e bënë atë” nuk është justifikim. Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar ambasada./arbresh.info/

 

Avdullah Hoti sulmohet me vezë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme