Kurti për pjesëmarrjen në BERZh: Biseduam për investimet në ekonomi e deri te reciprociteti me Serbinë

19:30 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se aty është takuar me udhëheqësit BERZh dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar gjithashtu se punësimi e drejtësia do të jenë prioritetet e Qeverisë teka në takim u bisedua edhe për , raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit

“Sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër pata rastin të takohem me udhëheqësit e saj dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj.

Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht.

Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme